U spiunua nga agjenti i SHISH, vëllait të Shkëlzen Kastratit i bënë atentat në 2016

schedule11:50 - 1 Shkurt, 2021

schedule 11:50 - 1 Shkurt, 2021

42-vjeçari Shkëlzen Kastrati mbeti i vrarë sot në një atentat të mirëorganizuar në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

Sipas policisë, ai u qëllua disa herë nga një person, i cili u largua me pas me një automjet tip “Range Rover”.

Makina që u largua autori u gjet më pas e djegur në fshatin Daullas të Fierit.

Shkëlzen Kastrati është vëllai i Kelmend Kastratit. 35-vjeçarit iu bë një atentat në janar të vitit 2016. Në atë kohë, policia raportoi se atentati ishte kryer për shkak se Kelmend Kastrati dyshohej të ishte përfshirë në një vrasje dhe një plagosje të ndodhura disa vite më parë.

Familja Kastrati ka probleme me një tjetër familje në Fier dhe policia dyshon se për shkak të këtyre problemeve kanë ndodhur disa ngjarje të rënda në Fier. Atentati ndaj Kelmend Kastratit në janar 2016 dysohet se u krye nga njëri prej anëtarëve të familjes në fjalë.

Nga atentati atëherë mbeti i vrarë Denis Kasaj që drejtonte makinën dhe u plagosën Kelmend Kastrati dhe Elton Margariti.

Policia arrestoi atëhere edhe një oficer të SHISH, i cili dyshohet se siguronte informacion për lëvizjet e Kelmend Kastratit duke çuar në atentatin në janar 2016.

Në vendin e ngjarjes u gjet e goditur nga makina e Shkëlzen Kastratit edhe një makinë tjetër tip “Mercedes Benz” me targa AA799UY, por nga të dhënat policore rezulton se ajo nuk ka qenë e përfshirë në ngjarje pasi ndodhej rastësisht duke kaluar aty.

Njoftimi i policisë

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!