U skualifikuan nga Kupa e Francës, Zidane gjithmonë e më afër PSG-së

schedule15:00 - 6 Shkurt, 2022

schedule 15:00 - 6 Shkurt, 2022

E ardhmja e Zinedine Zidanë me shumë siguri do të jetë Franca. Ish-trajneri i Real Madrid ka shumë dëshirë të ulet në stolin e kombëtares franceze për të zëvendësuar Didier Deschamps, por kjo “ëndërr” e tekniku francez duket e vështirë.

Por nuk është e vetmja alternativë kombëtarja franceze, Zidane kërkohet edhe nga gjigandët e Ligue 1, PSG-ja që përflitet si timonieri ideal për të udhëhequr yjet që ndodhen në skuadrën parisienë.

Skualifikuar nga Kupa e Francës, e skuadrës së Mauricio Pochettino, ka “lëkundur” drejtuesit, për të gjetur një zgjidhje.

Megjithatë, siç ka bërë të ditur “RMC Sport”, ish-trajneri i Real Madrid është kontaktuar nga drejtuesit e PSG-së për të marrë drejtimin e skuadrës. /f.a/abcnews.al