Familja Gushi nga Patosi kishte pak ditë që ishte kthyer nga Greqia. Erdhën për të bërë pushimet në Vlorë.
Dy bashkëshortët, Eduart dhe Silvana Gushi bashkë me dy vajzat Anastasia dhe Eva u nisën më mëngjes nga Patosi për t’iu bashkuar familjes së Silvanës, që ndodhej me pushime. Por një aksident i rëndë u mori jetën të 4 pjesëtarëve të familjes.
Abc ishte në Patos, në shtëpinë e tyre të vjetër ku qëndruan për disa ditë. Një prej të afërmve thotë se kishin 2 vite pa ardhur në Shqipëri.
“Ka nja dy vjet që s’e kam parë, sivjet do të jetë kthyer.”
Eduarti dhe Silvana pasi ishin martuar u larguan pë në Greqi për një jetë më të mirë. Prej 20 vitesh ata jetonin së bashku me familjen e Eduartit në Kalkidhiki.
Atje lindën dhe dy vajzat e vogla, Anastasia dhe Eva. Familjarët kanë vendosur që trupat të prehen në varrezat e Patosit. /abcnews.al/