Familja Ahmeti është njëra nga më të prekurat nga tragjedia e autobusit në Bullgari ku humbën jetën 46 shqiptarë. Prindërit me dy fëmijët binjakë ndërruan jetë.
Nëpërmes një reagimi në “Facebook”, ka reaguar motra e të ndjerit Sevim Ameti. Motra e të ndjerit shprehet se kur u nisën për në shtëpi i kishte uruar rrugë të mbarë vëllait, por siç thotë jo rrugë të mbarë të përhershme.
“Vëlla i dashur mbram kur u niset nga turkija për në vendlindje biseduam për pushimin që sa mir keni kaluar, të urova rrug të mbar drejt vendlindjes por jo rrug të mbar të përhershme, spo mundi ta besoj por e vërtet na doli. Allahu ju shpërbleft me xhennetin Firdeus”, ka shkruar motra./ Abcnews.al

