Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen të dielën e 21 qershorit.
Vendimi është marrë sot pas një takimi të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç me përfaqësuesit e partive politike.
Zgjedhjet ishin përcaktuar të mbaheshin në prill, por u shtynë për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
LEXO EDHE: Serbia gati të heqë gjendjen e jashtëzakonshme më 6 maj
Ndërkaq, qeveria serbe pritet që të heqë gjendjen e jashtëzakonshme më 6 maj. Presidenti Aleksandar Vuçiç është shprehur nëse parlamenti e miraton nga e enjtja nuk do të ketë më shtetrrethim. /abcnews.al

