U shty aprovimi për listën e PD, Luan Baçi për Abcnews.al: Respektoj Komisionin!

schedule17:08 - 24 Tetor, 2020

schedule 17:08 - 24 Tetor, 2020

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal.

Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, zgjati nga data 3 Gusht deri në 22 Tetor 2020.

Komisioni ka dorëzuar ditën e djeshme Raportin e vlerësimit të kandidatëve, Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

LEXO edhe: PD konfirmon Luan Baçin në Fier, e gjithë lista prej 22 emrash kalon në fazën tjetër

Nga Raporti i Komisionit rezultoi se:

27 kandidatë nga lista e veçantë kombëtare u vlerësuan nga Komisioni,  për të qenë pjesë e listës për përfaqësim politik, ndërsa për 13 kandidatë të tjerë u shty aprovimi.

I kontaktuar nga Abcnews.al, një nga zërat më aktivë në Partinë Demokratike, ish-deputeti Luan Baçi u shpreh se ai ka një kontratë me Partinë Demokratike, me strukturat e degës, dhe gjithë anëtarësinë që e ka votuar.

Ai tha se është votuar në mënyrë plebishitare dy herë për kryetar dege, dhe ka qenë emri më i vlerësuar, pa pothuaj asnjë kontestim, në votimin e fundit të listës së kandidatëve për deputet.

“Unë e kam kontratën me Partinë Demokratike, me strukturat e degës dhe gjithë anëtarësinë e saj që më ka votuar, në mënyrë plebishitare dy herë për kryetar dege dhe më i vlerësuari, me pothuaj fare kontestime, në votimin  e fundit të listes së kandidateve për deputetë. E respektoj komisionin në punën e tij”, u shpreh ish-deputeti Baçi.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!