Ditën e djeshme në Itali bëri bujë lajmi se legjenda e Romës dhe pjesëtari i stafit të Mancinit te kombëtarja, Daniele De Rossi, është shtruar në spital për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore prej Covid-19.
Ish-mesfushori i skuadrës kryeqytetase së fundmi ka folur për mediet italiane dhe ka treguar gjithë vështirësitë e krijuara nga Covid-19. De Rossi nuk po e kalon aspak lehtë koronavirusin dhe ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.
“Erdha në spital pasi kisha shumë simptoma që nuk largoheshin. Kisha polmonit në të dy krahët, nuk është e rëndë, por e kam. Mbi të gjitha mjekët më kanë thënë se nëse nuk do të kisha ardhur në këtë kohë… Nuk është një gjendje në limite, por nuk është as një Covid-19 që mund të kurohet në shtëpi.
U ngrita nga karrigia, por pa e bërë shumë shpejt, ashtu siç bëj zakonisht dhe thuajse pësova humbje ndjenjash. E dëgjoja çdo gjë me shkëputje, u trondita dhe u frikësova, ndaj kërkova të më bënin një kontroll”, tregon De Rossi. /abcnews.al