U shtir si punonjës bashkie, i rrëmben gruas 35 mijë euro

schedule21:45 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 21:45 - 8 Dhjetor, 2022

Një inxhiniere ndërtimi ka rënë pre e një mashtrimi në Patra, Greqi. Një burrë e ka kontaktuar me telefon duke u shtirur si një punonjës i bashkisë dhe me pretekstin se i ka paguar paratë, i ka kërkuar llogarinë bankare për t’u siguruar. Por kjo lëvizje ka rezultuar fatale për gruan në fjalë.

Siç u konstatua, personi që u shtir si punonjës në bashki ka arritur të marrë shumën prej 35 700 eurosh. /abcnews.al