Luljeta Lleshanaku është shpallur “Poete Laureate” për dyvjeçarin 2023-2025. Poetes iu dha titulli “Poeti Laureat” me motivacionin “Për vargun e saj modern, larg metaforës së automatizuar duke e ndërtuar me ritëm e krahasim domethënien e frazës poetike, si dhe për krijimin e një brezi të ri poetësh”.
E ftuar në emisionin “Pas Mesnate“, ajo ka thënë se të shkruash letërsi, them unë, është si të shkosh në kishë dhe në xhami, pasi aje duhet të jesh i pastër nga të gjithë mllefi.
Luljeta ka ndarë dhe një moment nga takimi me ish-studentë të saj në workshop-e, duke theksuar se i sugjeron që të mos botojnë librin e tyre të parë me ngut, pasi kjo gjë të shkakton shumë probleme në të ardhmjen.
Sipas Lleshanakut, një poet që merr Titullin Laureat e ka dhënë kontributin e vetë dhe nuk ka pse të ketë obligime.
“Të shkruash letërsi, them unë, është si të shkosh në kishë dhe në xhami. Atje duhet të jesh i pastër nga të gjithë mllefi. Kjo ka qene gjëja që kam kuptuar që herët, nuk mund të hysh me këmbë të pista në fushën e shkrimit. Momenti që t’i ulesh para kompjuterit, pastrohu përpara dhe pastaj ulu atje. Sepse është një poezi që mban urrejtje, mllef dhe ti nuk e ke kaluar pragun.
Unë kam pasur fatin, që në prezantimin e qendrës si poete lauereate, erdhën dhe ish studentët e mi në shkrimin krijues. Ata kanë krijuar një grup të bukur shumë, janë dhe miq tashmë me njëri-tjetrin, i lexojnë dhe poezi njëri-tjetrit. Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, disa prej tyre dhe pse shkruajnë shumë mirë, nuk botojnë se ata gjatë atij workshopi, duke u kthyer në profesionist. Ata kanë kuptuar se cili është momenti që duhet të paraqitesh me një libër për t’u botuar. Ky është sugjerimi që ata kanë marrë në mënyrë graduale, pa ngut, por një libër i parë i pakujdesshëm prish punë në të gjithë botën. Sepse ti mund ta botosh këtë libër, por librin e dytë nuk ta blen askush më pas.
Një poet që merr atë titull e ka dhënë kontributin e vetë dhe nuk ka pse të ketë obligime”, tha ndër të tjera ajo./abcnews.al