U shpall golashënuesi më i mirë i Serie A, Immobile: Qëllimi është të rikthejmë Lazion në Champions

schedule14:25 - 25 Qershor, 2022

schedule 14:25 - 25 Qershor, 2022

Ciro Immobile u shpall golashënuesi më i mirë në Serie A për këtë sezon, teksa vetëm ditën e djeshme arriti të merrte trofeun “Leone d’Oro”.

Gjatë ndarjes së çmimeve, sulmuesi italian foli edhe për Lazion dhe synimet për sezonin e ardhshëm, ndërsa theksoi se qëllimi kryesorë është të rikthehen në Champions League.

“Qëllimi ynë është padyshim kualifikimi në Champions League. Ne e dimë këtë dhe për momentin është e kotë të fshihemi. Ne po rritemi dhe duam për ta bërë gjithnjë e më shumë, me Sarrin dhe stafin e tij skuadra ka nisur një rrugë të bukur. Tani duhet ta nisim vitin e ri siç e përfunduam të fundit”, ka deklaruar Immobile. /f.a/abcnews.al