Policia e Lëezhës ka lënë të lirë ish-deputetin Eduart Ndocaj, i cili u shoqërua mëngjesin e kësaj të premteje.
Ndalimi i tij ishte bërë në momentin që Ndocaj kishte shkuar për të marrë pjesë në inagurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës, ku do të ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama.
Shoqërimi i tij sipas ish deputetit ishte bërë pasi ai nuk kishte ftesë për të marrë pjesë në aktivitet.
Ish-deputeti shpërndau një video ku shprehej se kishte shkuar në Fishtë të Lezhës për inagurimin e shtepisë së Gjergj Fishtës, por se pjestarë të policisë dhe Gardës së Republikës nuk e kishin lejuar të futej në ceremoni.e.su./abcnews.al