U shoqërua i përlotur, lirohet aktori Neritan Liçaj: Jo sot ju lutem, tani nuk mundem të flas

schedule13:21 - 17 Maj, 2020

schedule 13:21 - 17 Maj, 2020

Lirohet nga Komisariati aktori Neritan Liçaj. Ai është liruar dhe është rikthyer tek protesta, duke iu bashkuar qytetarëve që janë vendosur përballë policisë në çështjen e teatrit.

Gazetari Juxhin Mustafaraj tha për “ABC News” se aktori Neritan Liçaj tashmë është në gjendje të rënduar psikologjike dhe shëndetësore.

“Ju lutem do kemi rast të flasim, tani nuk mundem. Jo sot ju lutem”, shprehet Liçaj.

Aksioni për shembjen e Teatrit Kombëtar ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati edhe përplasje.