Një pjesë e avionit Boeing 737 Max e Alaska Airlines që u shkëput gjatë fluturimit të premten e kaluar është gjetur në oborrin e një shtëpie, thanë zyrtarët amerikanë. Pjesa e avionit u zbulua në oborrin e shtëpisë së një mësuesi në Portland, njoftoi Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA (NTSB).
Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 18:30 minuta me orën lokale, pak pasi avioni u ngrit nga Aeroporti Portland me destinacion Ontario, Kaliforni, kur humbi një pjesë ndërsa ishte në ajër. Avioni u detyrua që të kthehej dhe të bënte ulje urgjente në aeroportin e Portlandit.
BREAKING: An @AlaskaAir @Boeing 737-8MAX Lost A Large Section Mid-Air & Made An Emergency Landing In Oregon. Alaska Airlines Crew Did A Magnificent Job & No One Was Seriously Injured.
The 737 MAX Has Been Plagued With Issues Since Its Introduction! pic.twitter.com/9l0eZHA7cS— John Basham (@JohnBasham) January 6, 2024
Nga incidenti pati disa lëndime të lehta, por nuk kishte pasagjerë në dy sediljet ngjitur me derën e shkëputur. “Ne jemi shumë me fat që kjo nuk u kthye në diçka më tragjike,” tha shefja e agjencisë Jennifer Homedi gjatë një konference për shtyp të shtunën./abcnews.al