U shkel ligji për inceneratorin e Elbasanit”, Tabaku paralajmëron: Para përgjegjësisë zyrtarët që kanë firmosur

schedule20:20 - 16 Shkurt, 2022

schedule 20:20 - 16 Shkurt, 2022

“Shteti ka tenderuar para për inceneratorët që nuk ekzistojnë”, kjo ka qenë deklarata e bërë nga Kryetarja e komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat.

Ajo ka hedhur akuza, se procedurat për sa i përket inceneratorit të Elbasanit janë shkelje të ligji.

Tabaku ka paralajmëruar se me kalimin e kohës do vendosen para përgjegjësisë zyrtarët që kanë firmosur.

“Nuk ekziston për shtetin shqiptar inceneratori i Elbasanit dhe përgjegjës është sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë ka marrë përsipër dhe e ka miratuar këtë procedurë. Të gjithë inceneratorët kanë qenë në shkelje të ligjit. Ajo që ka ndodhur me procedurën e Elbasanit është procedura me shkeljen më flagrante, e njëjta gjë ka ndodhur edhe më Tiranën dhe me Fierin. Këtu nuk bëhet fjalë për incenerimin, por fakti është pse u vendos të ndërtoheshin tre inceneratorë, kur nuk funksionojnë. Janë tenderuar para për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Të treja procedurat janë korruptive dhe për pasojë edhe zbatimi i kontratës koncesionare janë korruptive.”

“Beni durim do të shihni sesi në do të vendosim para përgjegjësisë zyrtarët që kanë firmosur. Janë thirrur punonjës në zyrat e shtetit për tu presionuar për të firmosur për këtë kontrata. 430 mln euro kanë shkuar në drejtim të paditur. Edi Rama tre ministra, tre kryetar bashkie, por edh enjë grup punonjësish shtetëror që ne kemi denoncuar për këtë aferë po bëhet publike i gjithë grupi i strukturuar kriminal.’- tha Tabaku. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!