Një ditë pasi u shkarkua, ish- kryetarja e KQZ-zë së Kosovës Valdete Daka ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.
Valdete Daka deklaroi se ka ushtruar detyrën e saj në krye të KQZ me integritet të plotë, ndërsa e konsideroi këtë vendim betejën e radhës për drejtësi.
Daka e konsideroi vendimin jo kushtetues, ndërsa bëri me dije se për këtë rast do t’i drejtohet gjykatës.
“Deklaroj më përgjegjësi së kam qenë e përgjegjshme dhe kam veprua me integritet të lartë. Unë nuk jam dorëzuar asnjëherë nga presionet. Sot KQZ është shembull për shumë shtete të Ballkanit. Ky sukses nuk është i imi personal por i punës së përbashkët.
Unë jam krenare që kemi punuar së bashku por kaq kohë. Gjatë 11 viteve në KQZ kam punuar me katër presidentë, dhe asnjëherë nuk ka pasur dyshime për integritetin tim personal dhe profesional.
Dua t’ju them se karriera ime është e lidhur ngushtë me betejat për drejtësi dhe ju them se kjo do të jetë beteja ime e radhës“, u shpreh ajo./i.k/abcnews.al/