U shitën bileta rivalëve, klubi anglez dënon 48 tifozë

schedule09:51 - 1 Nëntor, 2019

schedule 09:51 - 1 Nëntor, 2019

Racizmi i shfaqur prej tyre në korrik u ka hequr mundësinë të blejnë bileta për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës. Tifozët e Crvena Zvezda e kishin të ndaluar të ndiqnin ndeshjen që klubi serb luajti me Tottenham në Champions League rreth 10 ditë më parë.

Gjithsesi disa prej tyre e kanë gjetur mundësinë të sigurojnë bileta. Më shumë se 200 tifozë të klubit serb ishin të pranishëm në stadium në Londër. Disa fansa të klubit anglez kishin siguruar bileta dhe i kishin shitur ato në mënyrë të paligjshme.

Tottenham ka hetuar dhe ka zbuluar 48 prej tyre. Më pas ka ardhur edhe vendimi për t’u ndaluar atyre hyrjen në stadium për një kohë të pacaktuar. Tani ata që do të bëjnë sërish një veprim të tillë me siguri do të mendohen mirë, pasi do të humbnin mundësinë të shikonin ekipin e tyre të zemrës në stadium. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!