“U shit si meritë”, Hoxha: Kamioni me 1.3 ton kokainë u prit me “nderime” në Shkodër dhe u përcoll me “respekte” në Pogradec

22:49 | 19/02/202022:490

Gazetari i Abc News, Artan Hoxha ka komentuar aksionin e sotëm në Maqedoninë e Veriut, ku u sekuestrua një sasi prej 1.3 ton kokaine.

Kamioni më lëndën narkotike kaloi përmes Shqipërisë dhe një gjë të tillë e konfirmoi sot për Abc News edhe kreu i SPAK, Arben Kraja duke theksuar se kamioni ka qenë nën vëzhgim.

Ndërkaq, sipas gazetarit ajo që u mundua të shitej si meritë e Policisë shqiptare se ka marrë pjesë në aksion tregoi se: “Kamioni me 1.3 ton kokainë u prit me “nderime” në Shkoder dhe u përcoll me “respekte” në Pogradec”.

Komenti i plotë i gazetarit:

Kamioni me 1.3 ton kokaine u prit me “nderime” ne Shkoder dhe u percoll me “respekte” ne Pogradec….

Nje lajm i bujshem u publikua ne media gjate oreve te pasdites per kapjen rekord te 1.3 toneve kokaine ne nje magazine frutash ne fshatin Krushopek te Maqedonise se Veriut.

Pavarsisht tentatives per ti veshur merita policise sone, per pjesemarrjen e saj ne nje operacion nderkombetar kunder narkotrafikut,(te organizuar kryesisht nga agjensite antidroge te SHBA dhe Italise), e vetmja gje qe te mbetet ne mendje eshte fakti se:

Kamioni me 1.3 tone kokaine, u prit me “nderime” ne doganen e Hanit te Hotit ne Shkoder, dhe u percoll me “respekte” ne doganen e Qafe Thanes ne Pogradec, per tu arrestuar pastaj dy shofere dhe nje magazinier ne nje fshat te Maqedonise se Veriut!!!!!!!!!\

A nuk ngjan pak si historia e kontenierit me 613 kg kokaine te kapur ne Maminas, ku u arrestuan vetem dy shofera dhe nje hamall magazine bananesh????!!!!!

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono