U shit 1 milion € nga Skënderbeu, kampionët tentojnë Liridon Latifin

schedule20:55 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 20:55 - 7 Dhjetor, 2020

Liridon Latifi mund të rikthehet në Kosovë, aty ku më parë ai ka luajtur me Prishtinën. Sulmuesi nuk u ble nga Sheriff Tiraspol dhe është sërish pjesë e Akademia Puskas në Hungari.

I blerë për rreth 1 milion euro, anësori nuk ka qenë në lartësinë e pritshmërive. Këtë sezon ai është grumbulluar në tre ndeshje në kampionat te Puskas dhe ka luajtur 90 minuta në Kupë.

Së fundmi, sikurse bëhet me dije nga mediat dardane, Drita kampione në fuqi e Kosovës e ka kontaktuar sulmuesin anësor që ka shkëlqyer në të shkuarën me Skënderbeun.

Momentalisht gjithçka ka qenë në kuadrin e interesimit, për të mësuar nëse ai është i interesuar për një rikthim në Kosovë si dhe për të ditur kërkesat financiare.

Kështu duhet pritur nëse palët mund të shkojnë më larg dhe të firmosin. Drita këtë javë mori edhe kryesimin në kampionat dhe dëshiron që ta fitojë sërish titullin kampion. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!