Këtë të diel, kryekomisarit Stiljan Pasho, i akuzuar për trafik droge, i është caktuar masa “arrest me burg” nga gjykata e Korçës.
Sipas mbrojtjes, Pasho ka udhëtuar rastësisht nga Korça në drejtim të doganës të Kapshticës me personin i cili u arrestua në Greqi për transportin e 27 kg të lëndëve narkotike dhe se nuk ka pasur dijeni për drogën.
Në një lidhje me “Shqipëria sot”, gazetari Roland Beqiraj zbuluar provat që janë paraqitur për arrestimin e Pashos.
“Ka qene ne vëzhgimin e policisë prej disa kohësh. Disa nga provat janë një udhëtim prej Korçës deri në Kostur dhe më pas është kthyer. Po kështu nga ana e prokurorisë është thënë se në muajin gusht ka dalë në përgjimet që janë bërë për personat që janë marrë me trafikim të lëndëve narkotike”.
Sakaq, Beqiraj ka njoftuar se seanca e radhës për Stiljan Pashon pritet të jetë për një muaj në rast se nuk ka zhvillime të reja.
Kujtojmë që Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, ra në pranga pasi, duke përdorur detyrën e tij, ndihmoi Lorenc Likën që të kalojë 26 kg drogë në pikën kufitare të Kapshticës, pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij./abcnews.al