U shërua nga Covid-19, Koraqi: Punoj nga shtëpia, pse është i detyrueshëm karantinimi 14-ditor

schedule17:56 - 20 Prill, 2020

schedule 17:56 - 20 Prill, 2020

Mjeku Andi Koraqi, njëherazi anëtar i Task- forcës për koronavirusin, i cili u shërua pas infektimit nga kjo sëmundje ka folur në një intervistë në Abc News për simptomat që ka kjo sëmundje pas shërimit dhe pse është i nevojshëm karantinimi prej 14 ditësh.

Koraqi tha se ai tashmë është në fazën e rehabilitimit, dhe tashmë ka vetëm këputje të cilat janë shenja të viruseve. Ai u shpreh se nuk di ta përcaktojë se nga se është infektuar.

“Sëmundja ka disa faza. Është faza akute dhe faza e rehabilitimit. Prandaj duhet qëndruar edhe dy javë të tjera. Kam këputje, por janë shenja të viruseve. Për një periudhë kam qëndruar në spital. Është e vështirë ta them nga e mora virusin. Unë e di me kë rri”, u shpreh Koraqi.

 Lexo edhe: Koraqi: Plazma e gjakut mund të përdoret edhe në Shqipëri, ja pse virusi dobësohet në verë

Koraqi gjithashtu tha se nga koha kur ka lënë spitalin e deri sa të plotësojë 14 ditët e karantimit të detyrueshëm, do vazhdojë të qëndrojë në shtëpi, nga ku theksoi se po punon dhe ka marrë pjesë në mbledhjet e task-forcës.

“Po punoj nga shtëpia, mbledhjet me task forcën i bëj përmes skypet”, tha Koraqi./abcnews.al