Inceneratori i Elbasanit do të duhet kalojë në varësi të 7 bashkive të këtij qarku. Kontrata e koncesionit me vlerë 21.6 milionë euro përfundon në 16 dhjetor të këtij vitit. Pas kësaj date, Sh.A e ngritur nga 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit janë angazhuar për të marrë në dorëzim asetet e këtij koncesioni si dhe impiantin e prodhimit të energjisë elektrike.
Burime për “ABC” thanë se bashkia me më shumë aksione do të jetë ajo e Elbasanit. Aktualisht ky incenerator është në punë, por sasia e përpunimit të mbetjeve është më e ulët se ajo e parashikuar në kontratë, pasi jo të gjitha bashkitë i dorëzojnë. Vetëm tre bashki, Elbasan, Librazhd dhe Cërrik i dërgojnë mbetjet në impiantin e ndërtuar.
Ndërsa ajo e Peqinit, Përrenjasit, Gramshit dhe Belshit, për arsye të kostos së lartë të transportit, nuk i dërgon mbetjet në këtë impiant. Gjatë 2020 buxheti i shtetit ka paguar 582,7 milionë Lekë, për inceneratorin e Elbasanit.
Borxhet e krijuara dhe detyrimet duhet ti shlyejë koncesionari dhe bashkitë marrin në dorëzim inceneratoin me zero borxhe. Ky koncesion u fitua në 2014 nga “Albtek Energy”. Në atë kohë, shpallja fituese e kësaj kompanie u shoqërua me akuza kundrejt aksioneres Stela Gugallja. Por sot pas arrestimit të Lefter Kokës dhe shpalljes në kërkim të aksioneres Stela Gugallja, SPAK ka vënë nën sekuestro kompaninë “Albtek Energy”.
SPAK ka deklaruar se kanë filluar procedurat që kjo kompani të vihet nën administrimin e agjencisë së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara. Nuk dihet më pas nëse kjo kompani do të jetë në varësi të shtetit apo do të drejtohet nga shoqëria e bashkive të qarkut. Pas një problemi që zgjati përsa i përket pastrimit të qytetit, duket se është gjetur një zgjidhje. Tashmë është ngritur një grup punë me përfaqësues të 7 bashkive të këtij qarku.
Me 16 dhjetor nëpërmjet një shoqërie aksionere ata do të marrin në dorëzim impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane. Ne 16 dhjetor inceneratori i Elbasanit do t’i kalojë nën administrim bashkive 7 bashkive të qarkut Elbasan të cilët nëpërmjet një shoqërie aksionere do të marrin në dorëzim impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane. Burimeve për Abc thanë se kjo pritet të ndodh nesër sic është parashikuar edhe në kontratën paraprake që kur nisi të funksionojë ky incenerator. Nga të dhënat e para mësohet se bashkia me më shumë aksione do të jetë e Elbasanit.
Borxhet dhe detyrimet e trashëguara do t’i ketë vetë kompania private e cila do t’ia lerë në administrim dhe gjithçka tjetër shoqërisë aksionere të përberë nga shtatë bashkitë e qarkut Elbasan për këtë është ngritur një grup pune i cili po pritet që ditën e nesërme të marrë gjithcka në dorëzim përsa i përket inceneratorit të shumëpërfolur.
Koka dhe funksionimi i skemës që zbuloi SPAK?
Ish- ministri i Mjedisit Lefter Koka është vendosur në pranga dhe janë shpallur në kërkim biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja për aferën e ndërtimit të inceneratorëve. Në njoftimin zyrtar të prokurorisë së posaçme bëhet me dije se, ndaj Kokës janë ngritur katër akuza, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Biznesmeni Klodian Zoto që është pronari I kompanisë “Albtek Energy” që ka në zotërim inceneratorin e Elbasanit dhe Stela Gugallja që zotëron kompaninë “Integrated Technology Services” që ka ndërtuar inceneratorin, përmes një skeme fiktive kanë kaluar për llogari të ish-ministrit dy shuma monetare në këmbim të dhënies së licencës. Sipas prokurorisë, Zoto me kompaninë e tij ka kaluar për llogari të disa kompanive të ish-ministrit dhe familjarëve të tij shumën prej 2 milionë e 950 mijë euro, me pretendimin se janë paguar punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto kompani.
Në të njëjtën formë edhe kompania në zotërim të Gugallës ka kaluar një shumë prej 735 mijë euro. Në total këta biznesmenë kanë paguar 3 milionë e 685 mijë euro shoqërive që dyshohet se janë në pronësi të ish ministrit Koka dhe familjarëve të tij. Prokuroria pretendon se tenderi për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit është përfituar në shkelje të ligjit.
Në procedurën e ndjekur për dhënien e koncensionit dhe lidhjen e kontratës me shoqërinë “Albtek Energy” është ndjekur procedura “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”, por ligji parashikon që për dhënien e koncensionit munden të përdoren vetëm një nga tre procedurat: A) procedura e hapur; B) procedura e kufizuar; ose procedura me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Për këtë, prokuroria bën përgjegjës ish-ministrin Koka si personi që ka organizuar tenderin dhe fitues është shpallur kompania në pronësi të Zotos.
Ndërkohë SPAK ka vendosur nën sekuestro inceneratorin e Elbasanit, kompaninë që e ka ndërtuar si dhe 88 përqind të aksioneve të kantinës së njohur të pijeve alkoolike Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pronësi të Lefter Kokës. Hetimi i SPAK ka nisur pas kallëzimit të PD dhe LSI.
/ Abcnews.al