Gjykata e Shkodrës la në burg gjashtë të arrestuarit për 80 kg kanabis sativa që u sekuestruan në Tamarë. Të akuzuarit për kultivim dhe trafik narkotikësh kanë mohuar akuzat duke thënë se ishin thjesht punëtorë, por ata u vendosën në masën e sigurisë arrest me burg. Operacioni antidrogë u realizua tri ditë me parë në Tamarë të Malësisë së Madhe. Në prangat e policisë kanë rënë 6 persona: Kristian Butaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazer Murçaj, Lavdrim Nikaj dhe Ndue Milaj.
Të gjashtë këta persona u arrestuan në afërsi të një pike kufitare kur po tentonin që drogën ta çonin drejt Malit të Zi. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve në rrugë operative dhe një hetimi disa mujor përmes metodave speciale. /abcnews.al