“U rritëm bashkë”, Jul Deda bën dedikimin emocionues për ditëlindjen e së bijës

schedule10:05 - 8 Maj, 2021

schedule 10:05 - 8 Maj, 2021

Sot vajza e Jul Dedës feston ditëlindjen dhe aktori i ka dedikuar disa fjalë speciale. Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka publikuar dy fotografi kur ka qenë e vogël dhe tashmë që është bërë një zonjushë, Juli shkruan se me ardhjen e saj në jetë jeta e tij ndryshoi plotësisht.

“U rrite zemra jonë. Në fakt u rritëm bashkë. Kur linde ti, për ne nisi gjithçka nga fillimi. Ne ishim të “vegjël” dhe s’dinim si “luhej” roli i prindit, ndërsa ti ishte e vogël dhe s’dije ç’ishte kjo botë. Edhe sot vazhdojmë t’ja mësojmë njëri-tjetrit këto të dyja. Nuk qenka e lehtë, por nuk paska gjë më të bukur.

Sado të rritesh, unë kështu do të të mbaj dhe mami kështu do kujdeset për ty. Nuk na shpëton dot zonjushë. Gëzuar ditën e lindjes drita e syve. Gëzofsh gjithë jetën. Të duam Reina Mia, të duam shumë. Zoti të bekoftë…!”, ka shkruar aktori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!