Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

U rrit duke admiruar Bruce Lee, historia e djalit shqiptar që është shpallur 11 herë kampion në karate

schedule11:36 - 26 Tetor, 2021

schedule 11:36 - 26 Tetor, 2021

11 herë radhazi kampion Shqipërie. Mbi 90 medalje të fituara. Në vetëm 3 vjet fluturoi nga vendi i 640 në renditje në vendin të 51. Kandidat për lojrat olimpike. Dhe është vetëm 22 vjeç. Kjo është historia e supertalentit në karate Bekim Basha.

“Mua më kanë thënë shumë që je i talentuar, por unë nuk kam besuar te talenti, kam besuar te puna.”, shprehet Bekimi. Ai ka qenë vetëm 9-vjeç kur në vena i është injektuar dashuria për sportin e karatesë dhe do të habiteni se cilët ka pasur idhuj.

“Bruce lee, Van damme, Goku . Këto ishin shtysa kryesore kur isha vetëm 9 vjeç.”, thotë Bekimi. Që prej fillimit të karrierës sportive Bekimi ndjek të njëjtën rutinë, nga mëngjesi deri në darkë në palestër.



Bekimi ka fatin, ose ‘fatkeqësinë’ që babain ta ketë edhe trajnerin e tij personal. “Të kesh prindin tënd trajner është një kompleks ndjesish, por jam i lumtur që e kam një fat të tillë.”, shprehet Bekimi.

Krahas karrierës sportive dhe angazhimit si trajner i talenteve të reja në karate, Bekimi ndjek edhe studimet master për avokat tregtar. Sporti në vendin tonë ka treguar se duhet patjetër qe të kesh gjithnjë një plan B. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!