Ndërhyrja e zjarrfikësve të Korçës, shpëton një të ri që u rrëzua në afërsi të Kishës së Shën Kostandinit mbi fshatin Drenove.
Mësohet se dy të rinj ishin ngjitur në këtë kishë, ndërsa një prej tyre ka rëshkitur dhe ka rënë mbi disa shkëmbinj.
Pamundësia për tu ngjitur nga vendi ku ishte rrëzuar, ka bërë qe banorët të lajmërojnë Shërbimin Zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e të riut pa dëmtime fizike./abcnews.al