U rrëzua teksa po ndiqte koncertin e Robbie Williams, vdes gruaja në Australi

schedule08:15 - 21 Nëntor, 2023

schedule 08:15 - 21 Nëntor, 2023

Një grua rreth të 70-ave ka vdekur në spital pasi u rrëzua në një koncert të Robbie Williams në Sydney të enjten e kaluar. Ajo u rrëzua në gjashtë rreshta sediljesh gjatë koncertit në Allianz Stadium dhe pësoi lëndime të rënda në kokë. U dërgua me urgjencë në spital at pranë, ku u vendos në koma të induktuar.

Autoritetet mjekësore konfirmuan të martën se ajo kishte vdekur. Këngëtari britanik nuk e ka komentuar incidentin, i cili ndodhi në natën e parë të turneut të tij australian XXV. Të premten e kaluar, një fanse 23-vjeçare vdiq në një koncert të Taylor Swift në Rio de Zhaneiro pasi u ra përtokë nga vapa.

Familja e saj ka thënë se po kërkon përgjigje pas raportimeve se organizatorët e koncertit i kishin ndaluar klientët të merrnin ujë në shfaqje, pavarësisht nga kushtet e valës së të nxehtit./abcnews.al