Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

U rrëzua në shkallët e varrezave, ndërron jetë 62-vjeçari shqiptar

schedule22:43 - 12 Janar, 2023

schedule 22:43 - 12 Janar, 2023

Një 62-vjeçar shqiptar, mëngjesin e sotëm, mbeti i plagosur pas një aksidenti në punë, brenda varrezave Castelletto Ticino në provincën e Novarës. Mirëpo, mediat italiane bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spital, pasdite.

62-vjeçari, i cili punonte në një kompani që menaxhon shërbimet e varrezave, është rrëzuar nga një shkallë, nga një lartësi prej rreth pesë metrash, teksa po kryente punë mirëmbajtjeje në një kamare.

Ai u transferua në spitalin Maggiore në Novara me helikopterin pasi ndodhej në gjendje shumë të rëndë.



Në orët e vona të pasdites ka humbur jetën.

Në vendin e aksidentit ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!