Të mërkurën mbrëma, Kuvendi i Kosovës ka votuar me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim mocion i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Kryeministri kosovar në detyrë, Albin Kurti e drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke u bërë kështu Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë. Vetem Vetevendosje dhe 3 deputete te LDK-se, nje prej tyre Vjosa Osmani, votuan kunder mocionit.
Për të folur në lidhje me situatën e pazakontë në Kosovë e ftuar në studio në një bisedë më Juli Xhokaxhi ishte gazetarja e Abc News, Linda Karadaku.
E pyetur sesi mund të rrëzohet një qeveri në kushte të një pandemie globale, gazetarja Karadaku thekson se Kurti ka akuzuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett se qëndron në prapaskenë të gjithë situatës së krijuar.
Më tej theksohet se “se që nga momenti që u krijua koalicioni, dihej se do të ishte shumë i brishtë dhe nuk është e nevojshme ndërhyrja e ambasadorit për t’i dhënë një të shtyrë.
Ajo që bie më shumë në sy, sipas gazetares është numri i madh i deputetëve që votuan për ta rrëzuar qeverinë, pra 82 nga 120 që nga parlamenti votuan “Pro”. Dhe, kjo sipas gazetares tregon se diçka e madhe është në lojë.
Duke marrë parasysh këto fakte, “duket se bëhet fjalë për diçka përtej Albin Kurtit dhe qeverisë së tij. Kosova ndodhet në një situatë kur duhet të mbyllë gjëra të rëndësishme dhe këto nuk mund t’i arrijë me praninë e ngërçeve dhe duke mos u marrë vesh me presidentin e vendit.”