U rrëmbyen nga bandat, lirohen më shumë se 280 nxënës nigerianë

schedule15:23 - 24 Mars, 2024

schedule 15:23 - 24 Mars, 2024

Më shumë se 280 nxënës nigerianë të rrëmbyer në qytetin veriperëndimor të Kuriga në fillim të këtij muaji janë liruar, sipas zyrtarëve. Guvernatori i shtetit Kaduna, Uba Sani nuk dha detaje të lirimit, disa ditë përpara një afati përfundimtar për shpërblimin e kërkuar nga rrëmbyesit.

Fëmijët, nga tetë deri në 15 vjeç, dhe një mësues, u rrëmbyen më 7 mars. Bandat e rrëmbyesve, të njohura si banditë, kanë rrëmbyer mijëra njerëz vitet e fundit, veçanërisht në veri-perëndim.

Këtë herë, militantët kishin kërkuar 690,000 dollarë, ndërsa qeveria deklaroi se nuk do të paguante asnjë shpërblim.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!