U rrëmbye nga Hamasi/ Biden: Mes pengjeve të liruar edhe 4-vjeçarja izraelito-amerikane

schedule18:19 - 26 Nëntor, 2023

schedule 18:19 - 26 Nëntor, 2023

Presidenti amerikan Joe Biden në një konferencë për mediat ka konfirmuar se në mesin e pengjeve të liruar ishte edhe një 4-vjeçare izraelito-amerikane, Avigail Idan.

Katërvjeçarja u rrëmbye nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit në Izraelin jugor. Fatmirësisht është liruar sot.

Prindërit e saj u vranë nga persona të armatosur gjatë sulmeve të Hamasit.

/abcnews.al/