U rrëmbye kur ishte 4 vjeç duke i thënë se do të shkonin në Disney, gjeti familjen e saj 53 vite më vonë

schedule08:58 - 15 Tetor, 2022

schedule 08:58 - 15 Tetor, 2022

Susan Gervaise u zhduk në vitin 1969 në moshën katër vjeçare kur një familje turistësh i ofruan ta çonin me pushime në Disney World në Florida, SHBA dhe nuk e ktheu më.

“Mamaja dhe babai i saj” i ri, të cilët gënjejnë se e kishin birësuar, e çuan në Kanada, Australi dhe Zelandën e Re. Ndërkohë, familja e saj në Mbretërinë e Bashkuar kaloi pesë dekada duke e kërkuar dëshpërimisht, nga frika se nuk do ta shihnin më.

Tani, ata janë ribashkuar 53 vjet më vonë pas një apeli të bërë nga bashkëshorti i Susan në Facebook në Australi. Brenda 30 minutash, të afërmit e saj në Pontefract, e morën vesh shpejt dhe u përgjigjen. Susan tani është ribashkuar me katër nga gjashtë vëllezërit e motrat e saj.

Si e rrëmbyen Suzanën e vogël

Susan, e cila jeton në Australi dhe tani ka katër nipër e mbesa, tha: “Ata e pyetën mamin nëse mund të më çonin në Disney World dhe ajo u dha certifikatën time të lindjes për të më futur në pasaportën e tyre. Në vend të kësaj, më çuan në Kanada, pastaj në Australi dhe më vonë në Zelandën e Re. Ky ka qenë gjithmonë plani i tyre”.

Si e zbuloi të vërtetën?

Susan, e cila drejton organizatën bamirëse Fresh Start Mission me burrin e saj Hamilton, 57 vjeç, zbuloi të vërtetën kur i duhej të përmirësonte pasaportën e saj dhe nuk mundi të gjente asnjë provë të birësimit.

“Shkuam në Zelandën e Re dhe nuk kisha nevojë për pasaportë për të hyrë në vend, por kur erdhi koha për t’u kthyer në Australi, e bëra”, tha ajo për gazetën Wakefield Express. “Kam aplikuar, por duhej një nënshkrim nga nëna ose babai im, atëherë babai im tha që nuk isha birësuar, më kishin rrëmbyer”.

Asaj iu desh të priste deri në moshën 18-vjeçare për të aplikuar për pasaportë për të rritur dhe u kthye në Australi në moshën 19-vjeçare, ku takoi burrin e saj dhe bëri tre fëmijë dhe katër nipër e mbesa./abcnews.al