Historia e Li Jingwei nga Kina është si një skenar filmi. Li ishte vetëm katër vjeç kur u rrëmbye nga disa trafikantë fëmijësh por arriti të ribashkohej me nënën e tij 33 vite më vonë pasi vizatoi një skicë të fshatit të lindjes. Më 24 Dhjetor, ai ngarkoi skicën e fshatit, siç e mbante mend, në një aplikacion kinez.
Policia ishte në gjendje ta “përputhte” hartën me një fshat të vogël ku një grua kishte raportuar djalin e saj të zhdukur. Pas një testi të ADN-së, rezultoi se ai ishte me të vërtetë djali i saj dhe të dy u ribashkuan pas 33 vitesh të shtunën e kaluar.
Jingwei u rrëmbye në vitin 1989 dhe më pas iu shit një familjeje që jetonte 1800 kilometra larg. Ai mendoi se nuk mund t’i gjente prindërit e tij biologjikë por pas kaq shumë vitesh, kur iu drejtua internetit, thirrjet për ndihmë rezultuan të suksesshme. /abcnews.al