U rizgjodh deputet në Kuvendin e Serbisë, flet Shaip Kamberi

schedule18:39 - 29 Prill, 2022

schedule 18:39 - 29 Prill, 2022

Prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi ka thënë se krerët institucional të Serbisë nuk duan që ai të jetë deputet në Kuvendin e Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Kamberi në emisionin “Frontal” në T7, ka deklaruar se ata nuk e duan një zë shqiptari që e thotë të vërtetën në Kuvend. “Mendoj se dy vitet e kaluara përplasjet që kam pasur në arenën politike atje, e veçmas me zyrtarët e lartë shtetëror, janë ata që sigurisht që ju pengon një zë i shqiptarëve që e thitë të vërteten, jo vetëm për Luginën e Preshevës, por edhe për Serbinë dhe për krimet serbe në Kosovë dhe të vërtetën e përgjithshme e cila po mbretëron në Ballkan”, ka thënë ai.

Më tutje, ai tha se ka marrë paralajmërime për kundërshtime të zgjedhjeve që janë mbajtur dje në Luginë, duke pretenduar se ka pasur parregullsi.

“Në këtë situatë në të cilën jemi sot, kemi paralajmërime që do të ketë ankesë për zgjedhjet e djeshme, duke i paraqitur disa të dhëna inekzistente sepse asnjë vërejtje s’ka pasur dje gjatë votimeve. Shpresoj që procesi të përmbyllet në rregull pavarësisht paralajmërimeve se do të ketë kundërshtime për procesin e zgjedhjeve”, tha Kamberi në T7. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!