Jashtë Këshillit Kombëtar të Parisë Demokratike kanë mbetur një sërë emrash të njohur. Sot u bë publike lista e re me 150 anëtarët, pasi u votuan një ditë më parë në Kuvendin Kombëtar organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit.
Ajo që vihet re nga lista e re është rikthimi i të vjetërve si, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Aldo Bumçi etj. Mirëpo, jashtë kanë mbetur analistët dhe gazetarët Agim Baçi apo dhe Fitim Zekthi si dhe moderatorja Ori Nebiaj e cila më 25 prill kandidoi për deputete, por nuk mundi të fitonte.
Lexo edhe: EMRAT/ Kush janë fituesit, anëtaret e Këshillit Kombëtar të PD
Jashtë kanë mbetur po ashtu ish-futbollistët Gentian Muça dhe Andi Lila, të cilët ishin prurjet e reja të Lulzim Bashës në listën e kaluar. Gjithashtu, nuk është zgjedhur as këshilltari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike Marash Logu.
Ndërkaq, anëtar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur Fatbardh Kadilli, i njohur si kritik i Berishës, por edhe Bashës. Ky i fundit ishte i vetmi zë kundër ditën e djeshme në Kuvend, teksa i bëri thirrje Sali Berishës që t’i lërë vendin brezit të ri. /abcnews.al