U rikthye tek Interi, Chelsea del me deklaratë zyrtare për Lukakun

schedule21:15 - 29 Qershor, 2022

schedule 21:15 - 29 Qershor, 2022

Romelu Lukaku është zyrtarizuar para pak minutash nga Interi, si lojtari më i ri i skuadrës zikaltër, i cili rikthehet përsëri të vesh fanellën e skuadrës italiane.

Menjëherë pasi u zyrtarizua, edhe Chelsea doli me deklaratë zyrtare për sulmuesin belg, ku thuhej se Lukaku ka kaluar tek Interi në formë huazimi për sezonin 2022-2023.

“Romelu Lukaku rikthehet në Itali ku kishte kaluar tashmë dy vjet dhe kishte fituar titullin e Serie A”, shkruan skuadra angleze në postimin e klubit në Twitter.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!