U rikthye te Infektivi pasi mposhti Covid-19, Najada Çomo: Dhimitër Kraja është gëzim dhe motiv për ne

schedule23:07 - 24 Prill, 2020

schedule 23:07 - 24 Prill, 2020

Mjeku i njohur Dhimitër Kraja u rikthye serish në krye të detyrës për tu përballur me Covid-19, pak javë pasi u shërua nga virusi. Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka ndarë një mesazh për mjekun i cili u rikthye “në frontin e luftës”.

Rikthimi i Profesor Dhimiter Kraja, ishte Gëzim dhe Motiv per Ne ! Një Personalitet që Populli duhet ti jetë shumë mirënjohës, dhe ne të nderuar që e kemi mes nesh ! Je Personalitet”, shkruan Çomo.

Dhimitër Kraja, pranoi të kthehet në detyrë edhe pse kishte dalë në pension, pasi shpërtheu epidemia e koronavirusit në vend. Ndërkohë, teksa shërbente në pavionin ku kaloi shumë vite të jetës së tij, Kraja u infektua me Covid-19. Fatmirësisht mjeku ia doli, ndërsa pasi u shërua u rikthye përsëri te Infektivi.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!