Merkato e verës rezervoi një “rikthim të ëmbël” për “bomberin” austriak Marko Arnautovic, me këtë të fundit që kaloi nga Bologna, te “zikaltërit” e Inter, 13 vite pas largimit nga këta të fundit.
Për ekipin e tij të ri, Arnautovic ka folur dhe nga konferenca për shtyp në prag të Kombëtares së tij, Austrisë me Suedinë, pasditen e së martës, ku është shprehur se Inter ka një ekip të ri dhe të fortë.
“Sigurisht që nuk mund të parashikoj çfarë do të ndodhë këtë vit, por synimi i Inter është të fitojë tituj çdo vit. Ne jemi një ekip i ri dhe i fortë, jemi gati për çdo gjë”,- u shpreh “bomberi” austriak. /i.m /abcnews.al