Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur, Elsa Lila u rikthye, pas 25 vitesh në Festivalin e RTSH-së. Ajo mori pjesë me këngën e titulluar “Evita”, dedikuar vajzës së saj.
Elsa emocionoi të gjithë publikun në Pallatin e Kongreseve, të cilën e duartrokitën pafund.
LEXO EDHE: Vetëm pak orë nga performanca emocionuese në Festival, Elsa Lila kthehet në kryefjalën e mediave
Pak minuta më parë, këngëtarja ka ndarë në Instagram disa foto nga performance dhe i falenderon spektatorët për emocionet.
“Falemnderit te gjitheve per emocionin dhe dashurine qe po me jepni!Kjo eshte dhurata me bukur ❤️! Shihemi sonte ne Naten e trete”, ka shkruar Lila krahas imazheve./abcnews.al
View this post on Instagram