Sekretari për Marrëdhënien me Publikun në PD, Edvin Kulluri theksoi se një nga arsyet pse është rikthyer në PD është që të përballet me zgjedhjet. Në ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, ai theksoi se deri me 31 Mars do të identifikojnë edhe kandidatët për deputetë për zgjedhjet e ardhshme.
“Një nga arsyet pse jam kthyer është për t’u përballur në zgjedhje. Unë personalisht nuk kam asnjë problem që do të hyj në zgjedhje për të marrë këtë rezultat. Në zgjedhje do të hyjmë. Kemi thënë që deri me 31 Mars do të identifikojmë dhe kandidatët për deputetë. Nuk diskutohet.
Vetëm në 2019 nuk është hyrë. Ata që e kanë kritikuar Bashën për bojkot kërkonin sot bojkotoi prapë. Kjo është marrëzi. Ka një marrëzi tjetër. Nëse kërkove largimin e Bashës për shkak të 4 palë humbjeve, pse e kanë humbur gojën të gjithë pas 14 Majit. Ke thyer turinjtë, ke thyer brinjët.
Ke marrë vetëm 6 bashki. Njërën ta ka marrë Omonia, dhe ajo nuk është e Berishës por e Mitsotakis. Ti po thua se do të largoj Bashën për kryetar partie për disa gjëra të bëra keq, dhe ndërkohë performojnë më keq se Basha dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi.“, tha ai./abcnews.al