U restaurua muaj më parë, kyçet shtëpia muze e At Gjergj Fishtës

schedule16:28 - 12 Shkurt, 2021

schedule 16:28 - 12 Shkurt, 2021

Nga Leontina Nika

Më 23 tetor, shtëpia e At Gjergj Fishtës në Fishtë,  të Lezhës, Monumente Kulture, u inaugurua, pas restaurimit  të saj. Në ceremoni mori pjesë Kryeministri Edi Rama edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Tre muaj pas inaugurimit dera është e kyçur.

Entuziazmi i restaurimit të kësaj shtëpie dhe hapjes së derës vetëm në një ditë, u shua shpejtë, për pjesëmarrësit ne përurim.  Nuk janë të paktë turistët vendas dhe të huaj, të cilët dëshirojnë që të vizitojnë këtë objekt, por ende shtëpia ka mbetur peng i një ngërçi të pa zgjidhur mes pronarëve të shtëpisë, të cilët posedojnë çelësat dhe administratorit, që në këtë rast është Ministri e Kulturës.

Dom Nikë Ukgjini e cilësoi lojë këtë ngërç. “Shtëpinë ku ka jetuar Fisha dy vite, të bëhet lojë me atë shtëpi. bëhet lojë edhe me figura të tjera”, thotë ai.

Abc kontaktoi drejtoreshën e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër Majlinda  Laçaj e cila na tha se shtëpia do të vazhdojë t’i ketë dyert e mbyllura deri sa të gjendet gjuha mes pronarëve dhe shtetit, për të nisur shndërruar në një atraksion turistik, duke e pasuruar me objekte  e artefakte që lidhen me Fishtën.

Të njëjtën përgjigje morëm edhe nga  Ministria e Kulturës, e cila ka investuar 5, 7 milion lekë për restaurimin e shtëpisë , e cila mbartë më shumë vlera historike sesa arkitekturore. Kjo shtëpi është shpallur Monument  Kulture 6 vite më parë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!