Pavarësisht se siguruan shërbimet e anësorit spanjoll të mbrojtjes, Sergio Regulion, “djajtë e kuq” të Manchester United, nuk pritet të ndalen me kaq, në forcim e prapavijës së tyre, me objektivin e radhës që pritet të jetë një tjetër mbrojtës krahu.
Bëhet fjalë për anësorin e Chelsea, Marc Cucurella, për të cilin “djajtë” ofruan dhe shërbimet e “fantazistit” anglez, Jadon Sancho, mirëpo sipas raportimeve të gazetarit të mirënjohur, Fabrizio Romano, “blutë” e Chelsea nuk ishin të interesuar për anëosrin e sulmit.
Prej dy vitesh tashmë në “Old Trafford”, Sancho nuk është më në formën e dikurshme, gjë që “zbehu” interesin e Chelsea për 23-vjeçarin dhe tashmë e ardhmja e ish-“yllit” të Borussia Dortmund, nuk dihet nëse do të vazhdojë tek United apo do të ketë një “emër” të ri. /i.m /abcnews.al