U raportua si rrëzim aksidental/ Zbardhet ngjarja në Kurbin, 53-vjeçari u përplas për vdekje nga një automjet

schedule15:40 - 6 Nëntor, 2023

schedule 15:40 - 6 Nëntor, 2023

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e së dielës më 5 nëntor në Kurbin, ku humbi jetën një 53-vjeçar.

Fillimisht, u raportua se 53-vjeçari ishte në gjendje të dehur kur është rrëzuar në tokë dhe mori dëmtime në kokë që rezultuan fatale për të.

Por pas hetimeve, rezultoi se 53-vjeçari u përplas për vdekje nga një automjet tip “Benz” në aksin “Laç-Milot” dhe drejtuesi 28-vjeçar u largua nga vendngjarja.

I riu është arrestuar nga policia dhe “Benz-i” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale./abcnews.al