Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e se premtes në afërsi të hidrovorit të Tales në Lezhë.
Nga këqyrja paraprake, 65-vjeçari Gjergj Tusha ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, e cila dyshohet nga armë zjarri.
Policia sqaron se kërkimet për 65-vjeçarin nisën pasi e bija kishte telefonuar Sallën Operative duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me të atin.
Viktima rezulton i pajisur me tre urdhër mbrojtjeje nga i biri. Në vitin 2022, ai ka marrë urdhër mbrojtje për dhunë fizike dhe psikologjike, ndërsa në vitin 2023 djali i tij është arrestuar për dhune.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit.
/abcnews.al

