U raportua i zhdukur nga familjarët, gjendet i pajetë në një greminë bariu në Finiq

schedule12:13 - 30 Janar, 2023

schedule 12:13 - 30 Janar, 2023

Është gjetur i pajetë bariu Taqi Bërxulla, i cili një ditë më parë u denoncua nga familjarët i humbur. Burime nga policia bëjnë me dije se ai kishte rënë në një greminë pranë vendit ku kishte dalë për të kullotur bagëtitë. Familjarët bënë denoncim dje në Komisariatin e Policisë Sarandë.

69-vjeçari kishte dalë për të kullotur bagëtitë por në mbrëmje bagëtitë janë kthyer në shtëpi pa çobanin e tyre. Të shqetësuar, familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë bariun por nuk asnjëri prej tyre nuk kishte informacion për të. /abcnews.al