U raportua i zhdukur, 7-vjeçari gjendet i vdekur brenda lavatriçes

schedule15:42 - 29 Korrik, 2022

schedule 15:42 - 29 Korrik, 2022

Një djalë 7-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një lavatriçeje në shtëpinë e prindërve të tij në Teksas, dy orë pasi ishte raportuar i zhdukur në polici, sipas mediave amerikane.

Trupi i Troy Khoeler u gjet brenda lavatriçes rreth orës 7:20 të mëngjesit. Është e paqartë sesi 7-vjeçari gjeti vdekjen  brenda lavatriçes, nëse kishte ujë në lavatriçe ose se si është mbyllur kapaku. Troy u adoptua nga prindërit e tij në vitin 2019, sipas policisë.


Togeri i Zyrës së Sherifit të Qarkut Harris Robert Minchew u tha gazetarëve se Troy mund të ishte zhdukur që në orën 4 të mëngjesit.

“Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por po përpiqemi ta zbulojmë”, tha ai.

Ai tha se policia kishte intervistuar prindërit për të plotësuar një raport për personat e zhdukur kur ata kuptuan se nuk kishte asnjë shenjë të dyerve apo dritareve që ishin lënë të hapura.

Më pas ata kontrolluan shtëpinë dhe zbuluan trupin e Troy-t.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!