Dy bashkëshortë kanë humbur jetën pasi banesa e tyre në Indjija, në rrugën Sava Kovačevića, u përfshi nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në Beograd në orën 06.00 të mëngjesit, shkruajnë mediat serbe, përcjell abcnews.al
Me të marrë thirrjen për ndihmë, zjarrfikësit raportohet të kenë shkuar në vendin e ngjarjes. Për fat të keq, ata gjetën në dhomën e gjumit trupat e pajetë të bashkëshortëve.
Fqinjët thanë për mediat, se jetën e humbën 55-vjeçari Božidar D. dhe 41-vjeçarja Ivana.
“Dëgjuam këtë mëngjes që ka shumë të ngjarë që të jenë asfiksuar nga tymi. Zjarrfikësit i gjetën, por fatkeqësisht nuk arritën të shpëtonin,” tha një nga fqinjët e çiftit.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin. s.b/ abcnews.al/