VIDEO/ U qëllua nga kolegu në komisariat, humb jetën polici në Tiranë

schedule22:01 - 23 Maj, 2022

schedule 22:01 - 23 Maj, 2022

Ka ndërruar jetë polici, i cili u qëllua me armë nga kolegu i tij në Tiranë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Çaush Saliasi, efektiv i patrullës ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në ambientet e Komisariatit 3 në kryeqytet, i cili u kthye në skenë krimi. Autori Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi. Ky i fundit u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Pamjet nga vendngjarja: 

Sakaq, në një komunikatë paraprake për mediat, policia bën të ditur se grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mësihet se në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike. Ndërkohë, autori i dyshuar është ndaluar dhe ndodhet në ambientet e komisariatit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra,  punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!