51-vjeçari Faik Zeqja nga Dibra është plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në këmbë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë.
Dyshohet se plagosja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta. Po ashtu, mësohet se Zeqja është qëlluar me plumb manovër, pasi plaga është djegie, dhe jo dalje.
Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes. db/Abcnews.al.

