U pushkatuan 44 vite më parë, përkujtohen poetët në Librazhd

schedule19:11 - 18 Korrik, 2021

schedule 19:11 - 18 Korrik, 2021

Nga Agim Blloshmi

Poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka janë përkujtuar me rastin e 44 vjetorit të pushkatimit të tyre nga regjimi komunist.

Familjarë, miq dhe njohës së veprimtarisë të tyre u mblodhën pranë memorialit të tyre të ngritur në Librazhd. Bardhyl Musaj profesor në Universiteti Tiranës tregon për njohjen e tij me poetët.

‘I kam njohur nga afër u pushkatuan se kishin mendim të lirë”.

Ndërsa vëllai i Vilson Blloshmit edhe pse nuk mori pjesë për arsye shëndetësore dërgoi botimin e tij për historinë e poetëve që sistemi komunist I quajti disidente dhe ju mori jetën në kulm të moshës.

“Skënder Karriqi Drejtor i qendrës Kulturore. Në këtë ditë vëllai i Vilsonit sjell një botim për poetët”

“Veprat e tyre tu tregohen brezave”, shprehet Kastriot Gurra, kryetari i Bashkisë Librazhd.

Poetët lindën në Bërzhitë të Librazhdit studiuan letërsi por nuk e ushtruan dot profesionin e mësuesit. Ata për shkak të fjalës së lirë u dënuan me punë në miniere.

Më pas u arrestuan dhe në 1977 ata u pushkatuan pasi u sajuan fjalë të paqena dhe dëshmitarë të rremë për sabotim të punës në minierë. Të rinjtë shkruanin poezi nga realiteti dhe nuk i bënë lavde partisë për këtë u dënuan dhe u pushkatuan. /Abcnews.al