Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U prit nga kryeministri i Holandës, Rama: Folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona

schedule19:18 - 17 Nëntor, 2025

schedule 19:18 - 17 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook detaje nga takimi me shefin e qeverisë së Hollandës, Dick Schoof, takim ky i zhvilluar në rezidencën e tij kryeministrore në Hagë.

Kryeministri Rama ka vlerësuar këtë takim duke u shprehur se folën me Schoof për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve, duke shtuar se një bisedë e tillë pak vite më parë ishte diçka e pamendueshme.

“Kënaqësi e posaçme ftesa dhe mikpritja e shefit të qeverisë së Holandës, Dick Schoof, në rezidencën e tij kryeministrore në Hagë, ku folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, diçka e pamendueshme vetem deri pak vite më parë”, nënvizon Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!